FIFA zbulon formacionin më të mirë të vitit



Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.

Pas ndarjes së çmimit për golin më të mirë, trajnerin dhe portierin më të mirë, radha erdhi edhe për formacionin  më të mirë të vitit.


Në formacionin më të mirë të vitit dominuan lojtarët e Real Madridit, që ishin katër gjithsej.








Portieri më i mirë i vitit u zgjodh spanjolli i Manchester Unitedit, David De Gea.

Në mbrojtje ishin Dani Alves, Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Marcelo.

Mesfusha përbëhej nga dy futbollistë dhe ata ishin: Luka Modric dhe N’Golo Kante.

Në anën tjetër, në sulm ishin katër futbollistë: Eden Hazard, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Comments